Ndërlidhjet

AI: Të burgosurit në Irak keqtrajtohen


Të burgosurit në Irak ballafaqohen me abuzime të gjëra, thuhet në raportin më të ri të organizatës Amnesty International.

Në burgje, irakianët shpeshherë mbahen me vite pa proces gjyqësor, ballafaqohen me tortura dhe keqtrajtime të gjëra dhe kanë shumë pak qasje te familjet e tyre ose te ndihma juridike.

Amnesty International thekson se pjesa më e madhe e të burgosurve janë sunitë, të dyshuar se e kanë ndihmuar kryengritjen.

Ka edhe qindra shiitë të burgosur, të akuzuar se janë pjesëtarë të Armatës Mehdi, një grup joligjor, që udhëhiqet nga kleriku anti-amerikan, Muqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG