Ndërlidhjet

SHBA, BE: Përshëndetet referendumi në Turqi

  • RFE /RL

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka mirëpritur rezultatet e referendumit. Ai ka thënë se “fituese është demokracia turke”.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka mirëpritur rezultatet e referendumit. Ai ka thënë se “fituese është demokracia turke”.

Sipas rezultateve preliminare, 58% të votuesve turq kanë votuar në favor të reformave kushtetuese në Turqi.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka mirëpritur rezultatet e referendumit të djeshëm, duke thënë se “fituese është demokracia turke”.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e referendumit kanë shqetësime se ndryshimet mund ta forcojnë partinë AK të zotit Erdogan, që e ka origjinën në politikën islamike.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë përshëndetur rezultatet e referendumit, që u mbajt dje në Turqi.

Në reagimet e para, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur rezultatin e referendumit në Turqi, duke vlerësuar se “reformat janë hap në drejtimin e duhur”.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka thirrur kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe i ka uruar atij referendumin.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, zoti Obama tha se referendumi “ka treguar forcën e demokracisë së Turqisë, siç është reflektuar edhe në daljen” në referendumin e djeshëm. (f.b.)
XS
SM
MD
LG