Ndërlidhjet

Dodik: Vendimi përfundimtar për Kosovën do ndikojë pozicionin tonë



Republika e Serbëve të Bosnjes do të vazhdojë të ekzistojë edhe nëse mbetet e izoluar dhe e rrethuar vetëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë kryeministri Millorad Dodik për të përdirshmen gjermane ‘Frankfurter Rundshau’.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që kur të plotësohen disa kushte të jashtme minimale, të vijë deri tek votimi për pavarësinë. Sidomos, pas zhvillimeve rreth Kosovës, kjo është e drejta jonë legjitime”, ka thënë Dodik.

“Ne e respektojmë integritetin territorial të Serbisë, dhe për momentin edhe të Bosnjë e Hercegovinës. Mirëpo, vendimi përfundimtar për Kosovën do të ketë ndikim në pozicionin tonë”, ka thënë Dodik.
XS
SM
MD
LG