Ndërlidhjet

Kosaçov: Serbia e humbi Kosovën por edhe respektin në botë



Kreu i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dumën ruse, Konstantin Kosaçov, ka shprehur drojen se Serbia do të humbë Kosovën, por edhe respektin në botë pas hartimit të rezolutës së përbashkët me BE-në.

“Druaj se me devijimin e parimit të paprekshmërisë së kufijve, autoritetet në Beograd do ta humbin edhe territorin e tyre historik dhe të gjithë respektin brenda bashkësisë ndërkombëtare. Miqtë tanë serbë vetë e çuan rezolutën në absurditet, ndërsa në sytë e bashkësisë ndërkombëtare humbën kredibilitetin”, e transmetojnë Kosaçovin mediat serbe.

Ai ka shtuar se si pasojë e pranimit të një rezolute të tillë “mund të presim valë të re njohjesh për pavarësinë e Kosovës, pasi që shtetet e tjera nuk mund ta mbrojnë integritetin territorial të Serbisë kur ajo vetë tërhiqet nga ai territor”.
XS
SM
MD
LG