Ndërlidhjet

Kashmir: 12 të vrarë në përleshjet me trupat e Indisë



Policia tha se të paktën 12 protestues janë vrarë në përleshjet me trupat në Kashmirin e kontrolluar nga India, të cilat u nxitën nga raportet se në SHBA është përdhosur Kurani.

Dhjetra mijë demonstrues të dhunshëm e shpërfillën orën policore dhe dolën në rrugë, duke djegur ndërtesa të qeverisë dhe hedhur gurë në stacionet e policisë.

Protestuesit duket se janë nxitur nga raportet e televizionit iranian Press TV se Kurani është përdhosur gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse pastori nga Florida i anuloi planet për djegien e Kuranit, kanali shfaqi pamjet e një njeriu tjetër duke shkatërruar një libër që e përshkroi si Kurani.
XS
SM
MD
LG