Ndërlidhjet

logo-print

Irani dhe KB përplasen rreth inspektorëve të ndaluar



Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se vendimi i Iranit që të refuzojë dy inspektorët po e minon punën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Amano i bëri këto komente në fillim të takimit të bordit 35-anëtarësh të agjencisë në Vjenë.

Ambasadori iranian në agjencinë e KB-së, Ali Asgar Soltanie i hodhi poshtë akuzat e Amanos.

Irani i ndaloi inspektorët në qershor, duke i akuzuar për “informata të rreme” lidhur me programin bërthamor të tij.

Mosmarrëveshja lidhur me inspektorëve i ka rritur shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit, për të cilin Perëndimi druan se synon prodhimin e armëve bërthamore. Irani i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG