Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Bota legjitimoi pavarësinë e Kosovës



Rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e ka legjitimuar përfundimisht politikisht mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, me këtë rezolutë, OKB-ja ka bërë lëvizje pozitive në qëndrimin e saj ndaj Kosovës, dhe u hapi rrugë edhe vendimeve tjera që e njohin vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

“Rezoluta e fuqizon shtetin tonë dhe garanton plotësisht tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
XS
SM
MD
LG