Ndërlidhjet

Beograd: Bastisje për të zbuluar financimin e Mlladiqit



Pjesëtarë të shërbimit të sigurimit të Serbisë kanë bastisur disa lokacione në Beograd në përpjekje për t'i zbuluar detajet e financimit të të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Bastisjet që janë kryer të premten janë përqëndruar në katër njerëz dhe shtëpitë e tyre, si dhe në zyrën e një kompanie që i përket një ish bashkëpunëtori të Mlladiçit.

"Ne donim të zbulojmë më shumë detaje për financimin" e Mlladiqit, ka thënë një zyrtar i paemëruar i policisë për agjencinë Reuters.
XS
SM
MD
LG