Ndërlidhjet

logo-print

Finlandë: Ish diplomat iranian kërkon azil politik



Një zyrtar i lartë në ambasadën e Iranit në Helsinki, i cili dha dorëheqje javën e kaluar me qëllim që t'i bashkangjitet opozitës, tha sot se po synon azil politik në Finlandë.

Hosein Alizadeh, i cili të preten dha dorëheqje në postin e zëvendës shefit të misionit, sot e akuzoi presidentin Mahmud Ahmadinexhad për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2009 nga lideri i opozitës, Mirhosein Musavi, dhe për përndjekjen e pjesëtarëve të opozitës.

Alizadeh tha se ai nuk mund të kthehet në Iran sepse e rrezikon "dënimin kapital".
XS
SM
MD
LG