Ndërlidhjet

Moska e vlerëson të rëndë gjendjen në Kaukazin Verior



Ministria e brendshme e Rusisë njoftoi se po ndërlikohet situata në Kaukazin verior, ku kryengritësit kanë kryer qindra sulme të bashkërenduara kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Rusisë.

"Analiza e sulmeve terroriste tregon se ekstremistët përpiqen të shkaktojnë tensione, para së gjithash në Dagestan, Ingusheti dhe Kabardino-Balkaria", ka theksuar Rashid Nurgaliev, ministër i policisë.

Sot autoritetet e Dagestanit njoftuan se prej fillimit të vitit janë vrarë më shumë se 100 pjesëtarë të forcave të rendit në përleshjet me kryengritësit.
XS
SM
MD
LG