Ndërlidhjet

Imami Rauf: Qendra Islamike, vend i pajtimit të religjioneve



Imami Feisal Abdul Rauf që angazhohet për ndërtimin e xhamisë afër vendit ku gjendeshin kullat binjake në Nju Jork, ka shprehur keqardhje nga keqkuptimet për ndërtimin e qendrës islamike.

Në një fjalim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Nju Jork, ai e ka arsyetuar ndërtimin me "qëllimin që Qendra të bëhet vend ku do të luteshin pjesëtarët e të gjitha religjioneve, duke respektuar njëri tjetrin".

"E kuptoj se në mesin e kritikëve ka nga ata që në 11 shtator i humbën të afërmit e tyre. U shpreh ngushëllimet e mia dhe lutem për të dashurit e tyre. Këtë përvjetor e shënojmë me pikëllim, por edhe me vendosmërinë për të luftuar kundër radikalëve që i arsyetojnë veprimet e tilla", ka thënë imami Rauf.
XS
SM
MD
LG