Ndërlidhjet

Lavrov: Bashkimi Evropian e zvarrit heqjen e vizave për rusët



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, tha sot se Bashkimi Evropian po e zvarrit hapin për heqjen e vizave për qytetarët rusë.

Kjo "tashmë ka krijuar probleme reale për zhvillimin e marrëdhënieve tona", tha Lavrov.

Disa anëtarë të BE-së druajnë se heqja e vizave për rusët mund të nxitë shtim të imigrimit ilegal nga Rusia.

Nga ana tjetër, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, rusët ishin shpenzuesit e nëntë në udhëtimet jashtë në vitin 2009 duke shpenzuar 20.8 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG