Ndërlidhjet

logo-print

Riberi: S'jam i interesuar për Realin



Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Frank Riberi, tha se nuk mendon më për mundësinë e kalimit në Realin e Madridit.

"Jam shumë i kënaqur që e vazhdova kontratën me Bajernin deri në vitin 2015. Bajerni gjithmonë ka qenë klubi i vërtetë për mua, sepse të gjithë jemi një familje e madhe. E di që traineri Zhoze Murinjo më vlerëson dhe respekton, por bëra mirë që mbeta këtu", ka thënë Riberi.

Përveç Realit, për francezin ishin të interesuar edhe disa klube të mëdha evropiane.

Riberi ka luajtur deri sot 116 ndeshje për Bajernin dhe ka shënuar 42 gola.
XS
SM
MD
LG