Ndërlidhjet

logo-print

AAK: Agjenda e bisedimeve me Serbinë të miratohet në Kuvend



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se agjenda e bisedimeve me Serbinë duhet paraprakisht të debatohet dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në komunikatën e AAK-së thuhet se Kosova assesi nuk duhet të bisedojë me Serbinë rreth statusit, sovranitetit dhe tërësisë territoriale dhe aranzhimeve të veçanta për veriun e Kosovës.

Partia më e madhe opozitare në Kosovë gjithashtu ka vlerësuar se rezoluta e miratuar në Asamblenë Përgjithshme hap një etapë të re të bisedimeve me Serbinë, për të cilën Qeveria e Kosovës ende nuk e ka të qartë agjendën dhe temat e këtyre bisedimeve.
XS
SM
MD
LG