Ndërlidhjet

Ban Ki-mun fton Izraelin ta vazhdojë moratoriumin



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje Izraelit që ta vazhdojë moratoriumin për ndërtimin e lagjeve hebreje në Bregun Perëndimor, i cili skadon në fund të shtatorit.

"Asgjë nuk duhet të ndikojë negativisht në vazhdimin e bisedimeve paqësore në Lindjen e Mesme", tha Ban, i cili javën e ardhshme do të takohet me përfaqësuesit e Katërshes për Lindjen e Mesme.

Sot, Sekretarja amerikane e Shtetit u nis në Lindjen e Mesme. Hillari Klinton pritet nesër në Egjipt të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas.
XS
SM
MD
LG