Autoritetet amerikane në shtetin verior Konektikat thanë se një njeri është shpallur fajtor për drejtimin e një skeme piramidale në vlerë prej 100 milionë dollarë.
Prokurorët thanë se Majkëll Goldberg nuk i kishte investuar paratë, por mjetet nga investitorët e rinj i kishte shfrytëzuar për t’i paguar investitorët e vjetër.
Goldberg, 39 vjeç, përballet me dënim deri 60 vjet burg.