Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina dëbon pelegrinët hebrejë pas grindjeve



Policia e Ukrainës tha se ka dëbuar dhjetë hebrejë Hasidikë, të cilët merrnin pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në Ukrainën qendrore.

Agjencia ruse Interfax citoi burime të policisë të kenë thënë se izraelitët, të cilët ishin në mesin e dhjetra mijë pelegrinëve në varrezën e një rabini të shekullit XVIII, ishin përfshirë në dy incidente të ndara të premten në qytetin Uman.

Në incidentin e parë, dy ukrainas u lënduan në një grindje rreth strehimit, ndërsa në të dytin, pelegrinët u grindën me anëtarët e një kishe evangjeliste që shpërndanin materiale të shtypura dhe bluza.
XS
SM
MD
LG