Ndërlidhjet

logo-print

Libani përuron kryqin e ndriçuar



Kisha e Krishterë Maronite e Libanit ka përuruar një kryq të ndriçuar si shenjë e unitetit ndërmjet popujve të botës.

Kryqi që qëndron në ajër në lartësi mbi 73 metra ndriçohet me 1.800 llampa elektrike në një fshat maronit.

Ndërtimi i kryqit ka zgjatur dy vjet dhe ka kushtuar 1.5 milionë dollarë. Kryqi qëndron pranë një kishe nga viti 1898.

Libani është shoqëri pluraliste me 18 religjione të ndryshme, dhe me parlament të ndarë ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.

Libani poashtu është i vetmi vend arab ku shefi i shtetit është i krishterë.
XS
SM
MD
LG