Ndërlidhjet

Salman Rushdi mbron ndërtimin e xhamisë në Nju Jork



Autori i ‘Vargjeve Satanike’, Salman Rushdi, tha se ai beson se qendra islamike dhe xhamia duhet të lejohen të ndërtohen dy blloqe nga ‘niveli zero’ në Nju Jork.

Rushdi i tha agjencisë AP se ai i kupton “ndjeshmëritë” për ndërtimin afër vendit ku mijëra vetë u vranë në 11 shtator, 2001, por shtoi se të drejtat kushtetuese në SHBA për lirinë e shprehjes dhe të religjionit duhet të respektohen.

Rushdi tha se ai “personalisht nuk është” adhurues i xhamive apo i vendeve tjera të adhurimit.

Novela satirike e Salman Rushdi në vitet e 1980-ta shkaktoi trazira nga myslimanët dhe thirrje për vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG