Ndërlidhjet

Toni Bler pranon Medaljen e Lirisë për Kosovën, Irlandën Veriore



Ish kryeministri britanik Toni Bler është nderuar me Medaljen e Lirisë nga Qendra Kombëtare Kushtetuese e ish presidentit amerikan Bill Klinton.

Bler e quajti “privilegj dhe nder të jashtzakonshëm” medaljen që e pranoi nga Klintoni, sidomos meqë Filadelfia, ku ndodhet qendra, tha ai, ishte djepi i lirisë, demokracisë, dhe i Kushtetutës amerikane.

Qendra Kombëtare Kushtetuese e ka vlerësuar Blerin, i cili ishte kryeministër prej vitit 1997 deri në 2007, për përpjekjet e tij në Irlandën Veriore dhe Kosovë, si dhe për punën e vazhdueshme si emisar i posaçëm për Lindjen e Mesme pas largimit nga zyra.

Çmimi Medalja e Lirisë u është ndarë edhe ish liderit sovjetik Mihail Gorvbaçod dhe ish kreut të OKB-së, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG