Ndërlidhjet

Oslo: Diplomati iranian kërkon strehim politik



Një diplomat iranian që shërbente në Belgjikë ka kërkuar strehim politik në Norvegji, së bashku me familjen. Ky është rasti i tretë i diplomatëve iranianë në Evropë që kërkojnë strehim.

"I kërkoj ndjesë popullit iranian. Gjatë 30 viteve kam qenë në shërbim të popullit iranian, por shmangja në politikën e Republikës Islamike, që po thellohet gjithmonë e më shumë nuk më lë mundësi zgjedhje. Shpresoj të jem zëri i opozitës", tha Farhzad Farhangian para gazetarëve në Oslo.
XS
SM
MD
LG