Ndërlidhjet

BE kërcënon Francën për romët



Bashkimi Evropian do të marrë masa ligjore ndaj Francës lidhur me politikat diskriminuese të ndjekura në rastin e dëbimit të romëve. Lajmi u bë i ditur nga Vivian Reding, eurkomisionere për Drejtësi.

Franca dëboi rreth 1000 romë në Rumani e Bullgari muajin e kaluar, çfarë u dënua nga institucione e organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Parisi zyrtar i ka hedhur poshtë akuzat se ka diskriminuar romët, por ka theksuar se ka zhbërë kampet e paligjshme. Nëse nisin procedurat legale kundër Francës Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund ta ndëshkojë Parisin me gjobë.
XS
SM
MD
LG