Ndërlidhjet

Kosovë: Nisin "Ditët e Trashëgimisë Evropiane"



Në kalanë e Harilaqit në komunën e Fushë-Kosovës kanë filluar sot aktivitetet hapëse për manifestimin “Ditët e Trashëgimisë Evropiane”. Në cermoninë hapëse merrte pjesë dhe presidenti Fatmir Sejdiu.

“Kjo ditë ka një synim themelor që shpalos trashëgiminë dhe të rritë ndërgjegjësimin e të gjithë njerëzve, në mënyrë që monumentet e kulturës të jenë të mbrojtura, bukuria dhe funksioni i tyre të bartet edhe tek brezi i ardhshëm”, tha Sejdiu.

Ai tha më tej se “është koha të përqendrohemi më shumë në fushën e arkeologjisë, meqenëse Kosova ka shumë vlera lokalitetesh antike që nga Iliria, të cilat ende nuk janë hulumtuar dhe valorizuar as për së afërmi. Në Kosovë duhet të punojmë më shumë për të zhvilluar turizmin kulturor dhe këto bukuri dhe të tjera të bëhen thesar i madh i kulturës botërore”, shtoi Presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG