Ndërlidhjet

Topi dekreton Haxhinaston si ministër të Jashtëm



Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Topi ka miratuar kalimin e Ilir Metës nga posti i ministrit të Jashtëm në atë të ministrit të Ekonomisë si dhe ka dekretuar Edmond Haxhinaston si ministër të jashtëm.

Ilir Meta do të mbajë dhe detyrën e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë. Ndryshimet në qeveri i ishin dorëzuar dje presidentit nga kryeministri.
XS
SM
MD
LG