Ndërlidhjet

logo-print

FAO: Nuk ka rrezik për krizë ushqimore



Nuk ka arsye për tu alarmuar rreth përsëritjes së një krize të ngjashme ushqimore si ajo e viteve 2007-2008, tha Organizata Botërore e Ushqimit. Kriza në fjalë erdhi për shkak të rritjes së çmimit të drithrave në tregun botëror.

"Po i këshillojmë qeveritë që të kenë parasysh se se ka rezerva të mjaftueshme të drithrave dhe prodhim të pritshëm të bollshëm", tha kreu i FAO-s, Zhak Diuf në Romë.

Komentet e Diuf erdhën pas deklaratave të bëra nga drejtuesja e një tjetër agjencie të OKB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kreu i OBSH-së theksoi se përmbytjet në Pakistan dhe thatësira në Rusi mund të krijojnë një krizë ushqimore që mund të rrezikojë pjesën më të varfër të botës.
XS
SM
MD
LG