Ndërlidhjet

Shafi: 500'000 dollarë për lirimin e amerikanes



Mediat shtetërore iraniane raportojnë se amerikanja Sarah Shurd është liruar pas më shumë se një viti në burg.

Avokati i Shurd, Masud Shafi tha për shërbimin në gjuhën perse të Radios Evropa e Lirë se është paguar një shumë prej 500 mijë dollarësh për lirimin e saj.

Shurd është një nga tre alpinistët amerikanë që u arrestuan në muajin korrik të vitit 2009, derisa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian. Tre të rinjtë amerikanë pohojnë se kanë kaluar gabimisht në pjesën iraniane, derisa ishin duke lëvizuar në territorin irakian, përgjatë kufirit me Iranin. Irani po i heton tre alpinistët amerikanë edhe për spiunazh.
XS
SM
MD
LG