Ndërlidhjet

KPJ: Qytetarët kundër bisedimeve për statusin...


Shumica e qytetarëve të Kosovë mendojnë se duhet të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në një hulumtim të opinionit publik në Kosovë, të realizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ).

Edhe pse Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë mundësinë që me Beogradin të bisedojë për statusin e veriut të Kosovës, rezultatet e hulumtimit tregojnë se zgjidhja jo e duhur për veriun do të rezultonte me radikalizmin e veprimeve të qytetarëve.

Drejtori Ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Yll Hoxha, tha se institucionet kosovare nuk duhet ta mohojnë, siç e quajti ai, faktin që veriu të jetë në listën e temave që pritet të diskutohen në mes të palëve të përfshira në dialog.

Hoxha shprehu nevojën për një përgatitje të palës kosovare lidhur me diskutimet për veriun.

“Mendoj se do të ishte iluzore ta mohojmë këtë fakt dhe të mos përgatitemi për këtë sfidë. Mendoj se është një ndër çështjet që mbetet për t’u diskutuar në muajt dhe vitet që vijnë”,
u shpreh Hoxha.

Ai sqaroi se qëndrimi i të anketuarve lidhur me pranueshmërinë e bisedimeve është ndikuar nga tri elemente kryesore.

Qëndrimi i qytetarëve të Kosovës për bisedime, për pranueshmërinë e bisedimeve, ndikohet nga disa elemente e ndër to të rëndësishme janë: kosovarët do t’i konsiderojnë negociatat të pranueshme nëse procesi kushtëzohet me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nëse kërkohet nga partnerët apo miqtë ndërkombëtarë ose nëse kushtëzohet nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Çështja e të pagjeturve, lëvizja e lirë, qytetarët shqiptarë në Serbi, marrëdhëniet ndëretnike, trashëgimia kulturore, sporti dhe veriu janë temat që, sipas hulumtimit, duhet të trajtohen gjatë bisedimeve.

Mirëpo, pavarësisht një pajtimi në mesin e të 800 të anketuarve të përkatësive të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë lidhur me nevojën për zhvillimin e bisedimeve për këto tema, shqiptarët dhe serbët janë të ndarë kur bëhet fjalë për çështjet, të cilat nuk do të duhej të bisedoheshin.

Hajrullah Çeku, nga Klubi për Politikë të Jashtme, dha rezultatet e hulumtimit në pyetjen se cilat tema nuk duhet të hapen gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Natyrisht te shqiptarët është statusi i Kosovës, ndarja që pasohet nga 11-12 për qind, shkëmbimi i territoreve dhe në fund Pakoja e Ahtisarit, derisa te serbët për statusin janë deklaruar vetëm 2 për qind, për ndarje 18 për qind, shkëmbimin e territoreve 20 dhe gjysma e tyre kanë thënë se Pakoja e Ahtisarit nuk do të duhej negociohej”, theksoi Çeku.

Ndërmjetës të preferuar të bisedimeve janë konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Lexoni edhe këtë: Sejdiu: Nuk ka bisedime për veriun
XS
SM
MD
LG