Ndërlidhjet

Nga sulmet amerikane vriten 13 militantë



Dy raketa amerikane kanë qëlluar caqet e militantëve në zonat fisnore të Pakistanit duke vrarë së paku 13 persona.

Burimet pakistaneze pohojnë se nga sulmi i parë janë vrarë dhjetë militantë që gjendeshin në një shtëpi në zonën e Vaziristanit. Nga sulmi i dytë u vranë tre militantë në një automjet që udhëtonte në Vaziristanin verior.

Zona fisnore përgjatë kufirit pakistano-afgan njihet si bazë e militantëve dhe e rrjetit terrorist të Al Kaidës. Sulmet raketore amerikane në këtë rajon janë të shpeshta.
XS
SM
MD
LG