Ndërlidhjet

Amerikania Sarah Shurd u largua nga Irani



Amerikania Sarah Shurd, që u lirua sot është larguar nga Irani. Avokati i Shurd tha për shërbimin në gjuhën perse të Radios Evropa e Lirë se është paguar një shumë prej 500 mijë dollarësh për lirimin e saj me kusht.

Shurd është një nga tre alpinistët amerikanë që u arrestuan në muajin korrik të vitit 2009, derisa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian.

Tre të rinjtë amerikanë pohojnë se kanë kaluar gabimisht në pjesën iraniane, derisa ishin duke lëvizuar në territorin irakian, përgjatë kufirit me Iranin. Irani po i heton tre alpinistët amerikanë edhe për spiunazh.
XS
SM
MD
LG