Ndërlidhjet

logo-print

BH: Aktpadi për dy ish policë serbë



Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzat ndaj dy ish pjesëtarëve të forcave speciale policore të serbëve të Bosnjës. Dragan Neskoviç dhe Zoran Iliç akuzohen për pjesëmarrje dhe dhënje urdhërash për vrasje në Srebrenicë.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Atje u vranë rreth 8000 burra e djemë boshnjakë.
XS
SM
MD
LG