Ndërlidhjet

SHBA e Rusia, partnerë dhe konkurentë



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts sot takohet në Pentagon me homologun e tij rus, Anatoli Serdukov. Kjo besohet të jetë vizita e parë në Pentagon në pesë vitet e fundit nga një ministër rus i mbrojtjes.

Gejts, në një intervistë për mediat ruse në prag të takimit të sotëm, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Rusinë si kërcënim, por si partner në shumë fusha e konkurrent në disa të tjera. Mbi të gjitha, shtoi Gejts, Uashingtoni e Moska bashkëpunojnë në çështje të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG