Ndërlidhjet

BE-ja dështon në OKB



Bashkimi Evropian ka dështuar në përpjekjet për të forcuar pozitën si bllok në Kombet e Bashkuara. Vendet anëtare të OKB-së hodhën poshtë kërkesën e BE-së që kreu i diplomacisë evropiane të fliste në takimet e organizatës botërore në emër të bllokut prej 27 anëtarësh.

Kërkesa evropiane u kundërshtua nga vendet afrikane dhe ato të Karaibeve si dhe Irani e Venezuela.

Bashkimi Evropian do të kërkojë që kërkesa të votohet sërish gjatë sesionit të kësaj vjeshte të Asamblesë së Përgjithshme.
XS
SM
MD
LG