Ndërlidhjet

logo-print

Protesta anti-amerikane në Kabul



Policia ka gjuajtur në ajër për të shpërndarë protestuesit anti-amerikanë në Kabul. Mëngjesin e sotëm protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë, kanë hedhur parrulla anti-amerikane dhe i kanë vënë zjarrin rrotave të makinave për të bllokuar rrugën.

Burimet zyrtare thanë se rreth 600 ishte numri i pjesëmarrësve, derisa dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se ishin disa mijë protestues.

Protesta zhvillohet vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat talibanët kanë deklaruar se do t’i pengojnë.
XS
SM
MD
LG