Ndërlidhjet

Interneti sjell pasoja të rrezikshme



Shoqëria duhet të ndërgjegjësohet lidhur me efektet e dëmshme të internetit, rrjeteve sociale dhe lojrave kompjuterike mbi trurin e njeriut, tha Baronesha Susan Grinfild, një nga shkencëtaret më të njohura në fushën e neurologjisë.

Sipas shkencëtares britanike përdorimi i motorëve të kërkimit mund të dëmtojë aftësinë tonë për të mësuar derisa lojrat kompjuterike mund të na bëjnë më të paqetë në jetën e përditshme.

Ajo ka shtuar se ka elementë shumë pozitivë që kanë ardhur së bashku me teknologjinë e informacionit, por duhet të jemi të kujdesshëm për çmimin që po paguajmë.

XS
SM
MD
LG