Ndërlidhjet

Irak: U vranë nëntë ushtarë irakianë


Nëntë ushtarë irakianë janë vrarë dhe gjashtë persona janë plagosur, kur nga shpërthimi i një bombe u shkatërrua autobusi në përëndim të qytetit të trazuar Mosul, kanë njoftuar burime policore dhe ushtarake.

Ushtarët nuk ishin në detyrë dhe ishin në rrugë e sipër për në shtëpitë e tyre.

Gjatë javëve të fundit, kryengritësit kanë ndërmarrë sulme kundër policisë dhe ushtrisë së Irakut, derisa ushtria amerikane e ka përfunduar misionin luftarak në Irak.
XS
SM
MD
LG