Ndërlidhjet

Francë: Zemërim ndaj komenteve të komisionares për romët


Zyrtarët francezë po reagojnë me zemërim ndaj kritikave të Bashkimit Evropian për përzënien aktuale të imigrantëve romë nga Franca.

Komisionarja për drejtësi e Komisionit Evropian, Viviene Reding, e ka akuzuar Francën për shkelje të rregullave anti-diskriminuese të BE-së, duke i dëbuar qindra romë në Rumani dhe Bullgari, dhe është kërcënuar me nisjen e procedurave juridike kundër Francës.

Ajo tha se dëbimet ishin “turp”, që i evokon persekutimet masive të hebrenjëve dhe romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri për çështje evropiane i Francës, Pjer Lelush, sot vlerësoi se krahasimi me luftën, i zonjës Reding, ishte “gabim i madh”.

Komisionari i BE-së për tregti, francezi Mishel Barnie, tha se do të duhej të evitoheshin “polemikat e panevojshme”.
XS
SM
MD
LG