Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Aspiratat e dy popujve, nuk janë të papajtueshme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se liderët izraelitë dhe palestinezë kanë filluar të merren me çështjet kryesore, që janë në thelb të konfliktit izraelito – palestinez.

Mëtutje, ajo theksoi:

“Ne jemi këtu sot, pasi jemi të bindur se aspiratat legjitime të këtyre dy popujve nuk janë të papajtueshme. Ne, poashtu, jemi të bindur, se paqja është e domosdoshme dhe e mundshme dhe se ky është moment, që duhet të shfrytëzohet”, tha Hillari Klinton, sot në Jerusalem, ku ajo, është mikpritëse e rundit të ri të bisedimeve ndërmjet kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Të dy liderët, këtë rund të bisedimeve, e filluan dje në Sharm el-Sheik të Egjiptit, por nuk është raportuar për progres në zgjidhjen e mospajtimit lidhur me vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor.

Palestinezët janë kërcënuar se do të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk ndalet ndërtimi i vendbanimeve.

Izraeli ka thënë se nuk do ta vazhdoj ngrirjen e ndërtimit, që skadon në fund të këtij muaji, por se do ta kufizoj fushëveprimin e ndërtimit.

Bisedimet direkte izraelito – palestineze, me nismën e Shteteve të Bashkuara, rifilluan në Uashingon, në fillim të këtij muaji, pas ndërprerjes prej 20 muajsh.
XS
SM
MD
LG