Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Në protestat kundër SHBA-ve, disa të lënduar


Së paku 10 protestues dhe policë janë plagosur gjatë një demonstrate të dhunshme anti-amerikane, sot në Kabul të Afganistanit.

Disa qindra protestues brohorisnin parulla kundër Shteteve të Bashkuara, gjuanin me gurë kundër policisë dhe i dogjën disa goma të makinave për ta bllokuar rrugën.

Policia ka shtënë në ajër për ta shpërndarë turmën

Kjo protestë u bë tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, për të cilat talibanët kanë thënë se do t’i shkatërrojnë.

Protestat, poashtu, ndodhën tri ditë pas demonstratave gjatë fundjavës së kaluar, lidhur me planet nga një klerik i panjohur amerikan, për t’i djegur kopjet e Kuranit, me rastin e shënimit të përvjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator të vitit 2001. Ai më vonë këto plane i anuloi.

Në këto demonstrata u vranë tre vetë.

Vëzhguesit kishin tërhequr vërejtjen se talibanët do të përpiqeshin t’i shfrytëzonin protestat kundër djegies së kopjeve të Kuranit.
XS
SM
MD
LG