Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Albert Bunjaku – gjashtë muaj jashtë lojës


Futbollisti i kombëtares zvicerane, Albert Bunjaku, njëherësh anëtar i ekipit gjerman Nuremberg, për shkak të lëndimit në këmbë, nuk do të mund të luaj për gjashtë muaj.

Klubi Nuremberg njoftoi se futbollisti 26 vjeçar, sot i ishte nënshtruar një operacioni.

Në njoftimin e klubit theksohet se Albert Bunjaku, gjatë ditëve të fundit, ishte ankuar për probleme me këmbën dhe se simptomet ishin përkeqësuar pas takimit të së shtunës ndërmjet Nurembergut dhe Hamburgut, që përfundoi me rezultat 1:1.
XS
SM
MD
LG