Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Bastisen katër kompani, arrestohen pesë të dyshuar


Misioni EULEKS ka njoftuar se sot në Kosovë, policia e këtij misioni dhe Dogana e Kosovës, kanë bastisur katër kompani dhe shtëpi private të shtatë personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, bastisjet janë realizuar “pas hetimeve të vazhdueshme të krimit të organizuar, dyshimet për kontrabandim me derivate, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”.

Me këtë rast, prokurori i EULEKS-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin e pesë të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuar të tjerë, momentalisht gjenden jashtë Kosovës.

Zëdhënësja e EULEKS-it, Kristina Herodes, i tha Radios Evropa e Lirë se “bastisjet janë kryer kryesisht në Prishtinë, ndërsa të arrestuarit janë shqiptarë”.

Në njoftim nuk janë dhënë emrat e personave të arrestuar apo të kompanive të bastisura.
XS
SM
MD
LG