Ndërlidhjet

Kosovë: KFOR-i i dënon të gjitha aktet kriminale


Gjatë viteve të kaluara disa ushtarë të KFOR-it, ishin të dyshuar për involvim në rastin e kontrabandimit të karburantit, të shmangies së tatimit dhe keqpërdorimit të autorizimit ekonomik, ka njoftuar sot KFOR-i.

Mëtutje në njoftim theksohet se EULEKS-i dhe autoritetet e tjera, po ndërmarrin hapa në interes të KFOR-it dhe me ndihmën e autoriteteve të KFOR-it.

“KFOR-i i mirëpret hetimet e plota dhe në rast të dëshmisë së qartë, atëherë kriminelët duhet të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Mëtutje theksohet se “kjo u referohet palëve të dyshuara në Kosovë dhe të cilitdo shtet tjerër”.

KFOR-i thotë se i dënon të gjitha aktet kriminale dhe vendi i involvuar ka inicuar të gjitha masat përkatëse, përfshirë edhe hetimet disiplinore dhe penale.

Raportohet se një burim nga organizatat ndërkombëtare, që ka folur në kushtet e anonimitetit, për shkak të zhvillimit të hetimeve, i ka thënë agjencisë AP, se paqeruajtësit e dyshuar janë ushtarë të Ukrainës dhe se ata ballafaqohen me masa disiplinore në vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG