Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: NATO-ja e ftoi Rusinë në samitin e Lisbonës


NATO-ja e ka ftuar Rusinë për të marrë pjesë në takimet me liderët e vendeve anëtare, gjatë samitit të Lisbonës, në muajin nëntor.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha sot në Bruksel se është me rëndësi që në samitin e Lisbonës të ripërsëritet oferta e aleancës për Rusinë, që të bashkëpunoj në mbrojtjen raketore.

Diplomatët e NATO-s thonë se po pritej përgjegjja e Moskës lidhur me këtë ftesë.

Derisa NATO-ja dëshiron ta forcoj bashkëpunimin me Rusinë, progresi ishte vetëm gradual, për shkak të përkeqësimit nga ndërhyrja e Rusisë në Gjeorgji, në vitin 2008.

NATO-ja e ka kundërshtuar propozimin e presidentit rus, Dmitri Medvedev për një Marrëveshje të re për sigurinë evropiane.
XS
SM
MD
LG