Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Policia do ta arrestoj liderin kryengritës çeçen


Policia e Polonisë tha sot se do ta arrestoj liderin çeçen në ekzil, Akhmed Zakayev, nëse ai e viziton Poloninë këtë javë, ashtu siç është planifikuar.

Zëdhënësi i policisë, Mariusz Sokolowski, tha se ekziston një fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të Rusisë, ndaj zotit Zakayev.

Akhmed Zakayev, nga Moska shihet si terrorist, por ai në Britani, në vitin 2003, ka marrë azil politik.

Parashihet që ai do të merrë pjesë në Kongresin Botëror Çeçen në Poloni, këtë të entje dhe të premte.

Në këtë kongres, që mbahet çdo vit, tubohen çeçenët në ekzil, që synojnë pavarësi për Çeçeninë dhe e kundërshtojnë liderin aktual të instaluar nga Rusia, Ramzan Kadyrov.
XS
SM
MD
LG