Ndërlidhjet

SHBA: Komiteti i Senatit debaton paktin START



Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan sot do të shqyrtojë paktin SHBA-Rusi mbi kontrollin e armëve bërthamore, i njohur ndryshe si pakti i ri START.

Miratimi në Komitet do ta çojë marrëveshjen për votim në senatin amerikan. Pakti START, që të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga senati dhe Dhoma e Ulët e parlamentit rus. Kundërshtarët politikë të presidentit Obama nga Partia Republikane thonë se marrëveshja mund të kufizojë planet amerikane në fushën e mbrojtjes raketore apo përpjekjet për të modernizuar arsenalin bërthamor.

Kritikat janë hedhur poshtë nga presidenti Obama dhe zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidentët Obama e Medvedev në muajin prill të këtij viti në Pragë.
XS
SM
MD
LG