Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të të zhgënjyera me rastin Kovaçeviç



Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me dënimin që drejtësia serbe ka shqiptuar për 23 vjeçarin Miladin Kovaçeviç. Kovaçeviç arriti ujdi me gjykatën serbe, e cila e dënoi me dy vjetë e tre muaj burg për rrahjen e 24 vjeçarit amerikan Brajën Shtainhauer në një bar në Nju Jork.

Shtainhauer pësoi lëndime të rënda, dëmtim të trurit dhe ra në koma si pasojë e dhunës së Kovaçeviçit. Ky i fundit përfitoi nga lirimi me kusht për tu arratisur nga Shtetet e Bashkuara drejt Serbisë.

Kovaçeviç ka qenë basketbollist me ekipin e Universitetit të Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG