Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët ftojnë për bojkotimin e zgjedhjeve në Afganistan



Talibanët përsëri u kanë bërë thirrje afganëve që të shtunën t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare dhe t'i bashkohen "xhihadit kundër pushtuesve të huaj".

Në komunikatë thuhet se zgjedhjet "që organizohen nën pushtimin e amerikanëve, nuk i shërbejnë askujt përpos interesave të pushtuesit", dhe se rezultatet do të kenë pasoja për popullin dhe vendin.

Në 18 shtator afganët do t'i zgjedhin përfaqësuesit në Asamblenë Kombëtare, për të dytën herë prej përmbysjes së talibanëve nga fundi i vitit 2001.
XS
SM
MD
LG