Ndërlidhjet

Arktiku mund të shkrihet deri në vitin 2030, thonë shkencëtarë amerikanë



Akulli i Arktikut vazhdoi të shkrihet edhe këtë verë, megjithëse jo me shpejtësinë alarmante si në vitin 2007, paralajmëruan shkencëtarët amerikanë.

Ata theksojnë se mbulesa e akullt mbi Arktik është tkurrur dukshëm, dhe nëse vazhdon me ritmin e këtillë, akulli mund të zhduket deri në shtator, 2030.

Eksperti amerikan Volt Majer tha se akulli në Arktik zvoglohet për 11 përqind në çdo dhjetë vjet.

"Nëse në 1 shtator, 2030 do të jeni në Arktik, me siguri nuk do të shihni asnjë copë akulli, por vetëm oqeanin e kaltërt", parashikoi Majer.
XS
SM
MD
LG