Ndërlidhjet

Ndërron jetë piktori Engjëll Berisha



Piktori i njohur kosovar, Engjëll Berisha, ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkurës, duke lënë pas vetes një emër të madh në pikturën shqiptare.

Engjëll Berisha radhitet midis krijuesve të cilët i dhanë krah të fortë zhvillimit dhe afirmimit të arteve figurative kosovare, në veçanti artit të pikturës.

Ai lindi në Pejë, në vitin 1926, ndërsa gjatë përvojës pesëdhjetëvjeçare në fushën e krijimtarisë artistike, Engjëll Berisha krijoi një botë pikturale krejt autentike.

XS
SM
MD
LG