Ndërlidhjet

Krasniqi: Me rezolutën fituan të gjithë



Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Kosovën paraqet fitore për të gjithë, dhe tash duhet të shfrytëzohet klima e përshtatshme për të ecur përpara në zgjidhjen e problemeve konkrete mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësuan sot pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët në Çagllavicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se “rezoluta e KB i bashkoi gjitha të vendet e BE-së”, ndërsa përfitues nuk është vetëm Bashkimi Evropian, por edhe Serbia.

“Asaj i është shkurtuar rruga drejt BE-së. As Kosova nuk është humbës. Përkundrazi, edhe për Kosovën është hapur njël perspektivë e re për integrimet evropiane”, tha Krasniqi.

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Endi MekGafi, vlerësoi se rezoluta paraqet një fazë të re në proceset rreth Kosovës.

Ai theksoi se Zyra Civile Ndërkombëtare është e kënaqur që dialogu i ardhshëm nuk do ta rikthejë në rend të ditës çështjen e statusit të Kosovës.

MekGafi tha se rezoluta ofron bazë të mirë për t’u kthyer kah e ardhmja, për t’u përqëndruar në çështjet konkrete dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë njerëzit.
XS
SM
MD
LG