Ndërlidhjet

Turqia dhe Irani duan të rrisin shkëmbimin tregtar



Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia dëshiron ta rrisë vëllimin e shkëmbimit tregtar me Iranin për tri herë në pesë vitet e ardhshme.

Erdogan i bëri këto komente në forumin e përfaqësuesve të biznesit të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri iranian Reza Rahimi i tha forumit se vendi i tij po punon për heqjen e të gjitha barierave tregtare me Turqinë.

Në vitin 2009, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ishte 10 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG